Kurti priti Ekrem Bardhën, njeriun që ka takuar shtatë presidentë amerikanë

17:46 | 10 Maj 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ekrem Bardhën, njërin nga biznesmenët shqiptarë më të suksesshëm në SHBA.

Kurti ka thënë se Bardha ka takuar shtatë presidentë të ShBA-ve, duke filluar me presidentin e 37-të, Richard Nixon, në vitin 1969.

“Deri pasluftës kam menduar që Ekrem Bardha është me prejardhje nga Kosova. Angazhimi dhe kontributi i tij në mërgatë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës është shumë i madh. Javën e ardhshme ai bëhet 91 vjeçar, por nuk ndalet duke afirmuar e diskutuar për çështjen kombëtare”, ka shkruar Kurti, në një postim në Facebook.

“I arratisur nga Kolonja e Shqipërisë në vitin 1953, Ekrem Bardha arriti të bëhet një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan”, përfundoi Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme