Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

16:07 | 10 Maj 2024
E.K

Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar në polici një shumë të hollash pasi i kishte gjetur në rrugë.

“Me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj z. D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën ‘’Reçaku ‘’ afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe menjëherë ka njoftuar policinë dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj’, thuhet në njoftim.

Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit ti kthehen ato, njofton policia.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D. Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme