Google ADS

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjës përfundon Kursi Bazë për Nënoficerë të Këmbësorisë

14:50 | 10 Maj 2024
K.B

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë përfunduar kursin Bazë për Nënoficerë të Këmbësorisë.

Në njoftimin për media nga FSK-ja, thuhet se pjestarët u stërviten dhe testuan në taktika ushtarake

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjës u realizua “Kursi Bazë për Nënoficerë të Këmbësorisë. Pjestarët u stërviten dhe testuan në taktika ushtarake, qitje, përgatitje fizike në terene të hapura dhe terene urbane me qëllim të ngritjës së aftësive luftarake për realizimin e operacioneve në nivel ekipi dhe skuadre”, njofton FKS./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme