Osmani takon Kongresmenin, Pete Sessions, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-të

13:14 | 10 Maj 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas takimit me Kongresmenin, Pete Sessions.

Osmani tha sei ishte kënaqësi ta takonte Sessions,  dhe të diskutonte për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-të.

“Një takim produktiv me Kongresmenin republikan Pete Sessions, me të cilin pata mundësi të diskutoj për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme