Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jenë simbol i ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë. Këtë mesazh përcolli presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Sipas tij pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë.
“Kam kënaqësinë t’ju drejtohem ju, organeve të reja të drejtësisë, SPAK e GJKKO dhe t’ju shpreh mbështetjen në dhënien e drejtësisë. 10 vjet më parë nisi Reforma në Drejtësi, e cila është historike për nga rëndësia. Standardet janë vendosur brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore. Çështje parësore mbetet zbatimi me përgjegjësi i këtyre standardeve. Gjyqtarët dhe prokurorët që iu është besuar ky transformim duhet të jenë simbol i ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë. Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë. Kjo duhet përgëzuar dhe mbështetur”.
Sipas tij drejtësia duhet të jetë funksionale në praktikë, ndërsa u bëri apel gjyqtarëve për të mbajtur pastër sistemin.
“Ju, zonja dhe zotërinj, si drejtues të organeve të drejtësisë, duhet të jeni të vetëdijshëm se drejtësia e re nuk është anonime! Ajo mban fytyrën, paanësinë, pastërtinë morale dhe ndershmërinë profesionale të secilit prej jush. Sistemi është juaji. Mbajeni të pastër atë! Drejtësia e re në duart tuaja.”
Për kreun e shtetit, rritja e kapaciteteve profesionale të magjistratëve duhet të jetë një objektiv afatgjatë. Sipas tij qytetarët presin zgjidhjen e problemeve dhe perceptimi i tyre për drejtësinë matet me përvojën personale të gjithsecilit.
“Vetingu pati edhe efekte anësorë, ngadalësimin e drejtësisë. Qytetarët presin zgjidhjen e problemeve. Kjo nuk është vetëm çështje statistike. Perceptimi i vërtetë i qytetarëve për drejtësinë matet me përvojën personale të gjithsecilit. Drejtësia duhet të jetë funksionale në praktikë. Nëse ju nevojitet ndihmë apo mbështetje, mos ngurroni ta kërkoni atë. Mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe GJKKO për kontributin e tyre në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”. /Telegrafi/
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...