Federata Shqiptare e Futbollit me krye Armando Dukën, ditëve të fundit ka nisur dokumentacionet në shtëpinë e madhe të futbollit evropian, UEFA, për organizimin e kampionatin Evropian “Euro 2027” së bashku me Serbinë.
Kjo gjë, ka marrë shumë reagime të ashpërta nga figura të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Së fundmi ka reaguar edhe tifogrupi kosovar, “Plisat” të cilët janë edhe tifoz të Kombëtares së Shqipërisë në lidhje me bashkëpunimin e FSH-së dhe federatës së futbollit serb.
Reagimi i plotë:
TËRHIQUNI E KËRKONI NDJESË TË RËNËVE E TË GJALLËVE
FShF paska kandiduar bashkë me serbinë për organizimin e Evropianit U21.
Nuk e kuptojmë përse një pjesë e Shqipërisë, sidomos asaj zyrtare, i ka përcaktuar vetes detyrën e rehabilitimit të imazhit të serbisë në sytë e botës!
Serbia mbetet po ajo që ishte për qindra vjet: gjenocidale, fashiste, antishqiptare dhe mbi të gjitha është ende pushtuese e trojeve tona.
Andaj i bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë më tutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtet që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të veten. Me një shtet që ende na ka shumë borxh.
Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve.
P.s. për zërat që presin pa durim që ne të kthehemi kundër Shqipërisë, veç ju kujtojmë se dashuria jonë për kombin nuk kushtëzohet nga veprimet e individëve e as institucioneve.
Shqipëria dhe Prishtina janë tonat, janë kuq e zi, e për to luftojmë ne.
Shihemi në Gjermani.
/Arbresh.info
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...