Google ADS

PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe-s?

11:05 | 10 Maj 2024
KRG

Tanimë ka mbetur vetëm çështje kohe largimi i Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.

Francezi pritet që në këtë verë të transferohet drejt skuadrës spanjolle, Real Madrid, shkruan Arbresh.info.

Siç raportojnë mediat franceze, PSG-ja tanimë ka identifikuar zëvendësuesin e yllit të tyre.

Thuhet se “skuadra e sheikëve” ka filluar peshkimin në Serie A, ku kanë hasur në yllin e Napolit, Khvicha Kvaratshkelia.

Ndërsa janë përmendur edhe emra si Rafael Leao dhe Victor Osimhen.

Megjithatë, sipas gazetës franceze RMC Sport, Kvaratskhelia është vënë në dukje nga trajneri Luis Enrique si prioriteti numër një për këtë rol.

Lojtari me prejardhje nga Gjeorgjia, aktualisht ka kontratë me skuadrën italiane deri në qershor të vitit 2027, mirëpo kanë diskutuar për një marrëveshje të re me shifra tejet të mëdha, që pritet të mos pranohet nga ana e Napolit.

RMC Sport këmbëngul se shoqëruesit e Kvaratskhelia u treguan se ishin ‘entuziast’ për idenë e bashkimit me Paris Saint-Germain.

Megjithatë, nuk ka marrëveshje me lojtarin apo Napolin, i cili vlerësohet në 120 milionë euro.

23-vjeçari iu bashkua Napolit me vlerë 13.3 milionë euro nga Dinamo Batumi në vitin 2022, ndërsa ë nga ardhja e tij në Itali, nuk është që ka pasur ndonjë sezon të frytshëm. /Arbresh.info

Të ngjashme