Granit Xhaka ishte një ndër më të mirët për të mos thënë më i miri në radhët e Bayer Leverkusen ndaj Romës në gjysmëfinalen e Europa League. Lojtarit me origjinë shqiptare si gjithnjë i ishin besuar “ëelësat” e mesfushës me 31-vjeëarin që krijoi plot dhjetë raste shënimi për shokët e skuadrës, një numër rekord ky për një kompeticion si Europa League.
Pas ndeshjes, i gëzuar maksimalisht nga kualifikimi i skuadrës së tij në finale, Granit Xhaka theksoi se Leverkusen e dominoi ndeshjen, ndërsa shtoi se nuk e kuptoi se si Roma ia doli të shënonte dy gola.
“Ne nuk e kuptuam se si e gjetëm veten në disavantazhin e dy golave. Kishim raste të pastra shënimi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Ishim të pafat dhe nuk shënuam, por ia dolëm të riktheheshim në lojë dhe të kualifikoheshim përballë një skuadre me shumë eksperiencë.
Fakti që vazhdojmë të mos humbasim është i mrekullueshëm, treguam një vendosmëri të lartë. Jemi në finale, është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Xhaka./SS
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...