Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso pas fitores së djeshme është deklaruar se skuadra e tij e meriton të tre titujt për këtë sezon.
Kampionët e Bundesligës, mbrëmë arritën ta mposhtin AS Roma në gjysmëfinale të European League duke kaluar në finale ku përballë do ta keë Atalantan, shkruan Arbresh.info.
Skuadra gjermane theu rekordin e Benfica-s duke shënuar 49 ndeshje pa humbje.
Ata arritën momentin historik pas një rikthimi të vonë për të siguruar një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Romës, duke siguruar vendin e tyre në finalen e 22 majit në Dublin me rezultat të përgjithshëm 4-2.
“Ne do të luajmë dy finale në një javë. Ne treguam karakter të madh sot pas golit të tyre të dytë. Unë i pashë lojtarët e mi në sy më pas dhe pashë se ata donin më shumë. Ne kemi ende shansin për të fituar tre tituj. Dhe djemtë e mi i meritojnë të tre titujt.”
Këto momente janë historike për skuadrën gjermane, pasiqë për herë të parë arritën ta fitojnë Bundesligën, ndërsa tani gjendet në finale të një ligë prestigjoze evropiane./ Arbresh.info
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre