“Nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë fuqinë më të madhe bërthamore në botë, Rusinë”. Presidenti Valdimir Putin e shfrytëzoi fjalimin në ditën kur përkujtohet fitorja ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore, për t’i përcjellë një mesazh të qartë Perëndimit.
Duke e akuzuar atë se po rrezikonte nisjen e një konflikti global, ai paralajmëroi se forcat strategjike të Moskës ishin gjithmonë në gjendje gatishmërie. Nga Sheshi i Kuq, shefi i Kremlinit deklaroi se elitat arrogante të perëndimit, siç i cilësoi, e kishin harruar rolin vendimtar që luajti bashkimi sovjetik në mundjen e nazizmit dhe shuarjen e konflikteve rreth botës.
“Sot ne shohim përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën rreth Luftës së Dytë Botërore. Është e papërshtatshme për ata që janë mësuar ta ndërtojnë politikën e tyre koloniale mbi hipokrizi dhe gënjeshtra. Ata rrënojnë përmendoret e luftëtarëve të vërtetë kundër nazizmit, vendosin në piedestale tradhtarë dhe bashkëpunëtorë nazistë. Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global. Por në të njëjtën kohë ne nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gjendje gatishmërie”, deklaroi Putin.
Putin foli pas një parade ushtarake, e cila mbahet tradicionalisht në ditën e fitores, për të treguar supermacinë e Moskës, tashmë edhe në kontekstin e një lufte që po zhvillon prej më shumë se dy vitesh në Ukrainë. Por në një dëshmi të pasojave të luftës, Rusia shfaqi në këtë rast vetëm një tank t-34.
Sakaq avionët e luftës fluturuan mbi sheshin e kuq, duke krijuar në qiell ngjyrat e flamurit tringjyrësh. Parada përfshiu gjithashtu raketën strategjike ndërkontinentale, Yars, e cila sipas raportimeve mediatike kishte aftësinë e garantuar për të goditur një objektiv në çdo cep të globit. Në ceremoni nuk ishin të pranishëm udhëheqës perëndimorë, por nuk munguan liderët e Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, e Kubës./A2CNN
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...