Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi.
Detajet e këtij takimi, kryeministri i vendit i ka postuar në rrjetin social Facebook, ku ka shënuar se biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, shkruan Arbresh.info.
Kurti bëri të ditur se të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, po vazhdojnë të mblidhen nga institucionet vendore.
Postimi i plotë:
Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Në takimin e sotëm me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, Atdhe Hetemi, biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi kaq të rëndësishëm për Republikën tonë, për të kaluarën e të ardhmen tonë dhe për paqen e qëndrueshme.
/Arbresh.info
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit