Google ADS

Bislimi uron VMRO-DPMNE-në: Kosova e gatshme për bashkëpunim

19:42 | 9 Maj 2024
E.H

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në platformën X, Bislimi ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Kosova është e gatshëm të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Bislimi.

Nga partitë shqiptare, “Fronti Evropian” ka dalë përpara në zgjedhjet parlamentare me mbi 130 mijë vota, ndërsa koalicioni VLEN ka rreth 30 mijë vota më pak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme