“Gjermania përkrah Kosovën drejt BE-së”, Knaus-ambasadorit Rohde: Javën tjetër është testi i KiE

19:13 | 9 Maj 2024
E.H

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit ka deklaruar se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

Me anë të një replike në platformën X, Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Sipas Knaus, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Testi është javën e ardhshme. A do të dështojë Gjermania? Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia planifikoni të vendosni veton ndaj rekomandimit nga 82 përqind e deputetëve në PACE, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë. Do të ishte një Waterloo diplomatike. Pas kësaj, pse të besoni në drejtësinë e anëtarëve të BE-së, cilado qoftë merita?”, ka shkruar Knaus./Arbresh.info

Lexo edhe:

Rohde: Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme