Presidenti i Shqipërisë, , Bajram Begaj ka uruar presidenten e sapo zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si e para grua në krye të shtetit.
Në urimin e tij, Begaj shpreh bindjen se me zgjedhjen e Gordana Siljanovska-Davkovas në krye të shtetit të Maqedonisë së Veriut do të forcohen marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ai vë në dukje se si vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë bashkëpunuese ashtu si edhe vetë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkruan Begaj./rtsh.al/
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...