Google ADS

Gjendet i vdekur një person në Deçan, policia jep detaje

16:57 | 9 Maj 2024
E.K

Një person është gjetur sot i vdekur në fshatin Baballoq të Deçanit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar , zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për Obduksion.

“Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës ( mashkull) i lindur me 1982, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimes është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjës”, tha Rugova./Arbresh.info

Të ngjashme