Jorginho pjesë e Arsenalit edhe një sezon, palët rinovojnë kontratën

16:33 | 9 Maj 2024
D.H

Jorginho do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi i Arsenal ka zyrtarizuar përmes faqes zyrtare zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin që u bashkua me “The Gunners” janarin e 2023-shit dhe që nga ai moment ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Mikel Arteta-s, duke numëruar 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Pas zgjatjes së kontratës që i skadonte në fund të këtij sezoni, Jorginho do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal deri në verën e 2025-tës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme