Google ADS

Osmani: Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash

15:26 | 9 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 9 Majin, Ditën e Evropës.

Osmani me anë të një postimi në “X”, Kosova do ta konsiderojë Bashkimin Evropian një fener vlerash, shkruan Arbresh.info.

“Sot, ndërsa populli i Kosovës i bashkohet bashkëkombësve të tij evropianë në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe”, shkroi ajo.

“Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE”, shtoi Osmani

“Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash – vlera që ne i mbrojmë dhe përpiqemi t’i mbajmë çdo ditë”, përfundoi presidentjaArbresh.info/

Të ngjashme