Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht sot (e enjte) marrëveshjen mbi rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit të talentuar, Pau Cubarsi.
Mbrojtësi spanjoll ka vendosur stilolapsin në letër mëngjesin e kësaj të enjte në një ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta dhe drejtues tjerë si Rafa Yuste, Joan Soler dhe Anderson Luis de Souza “Deco”.
Cubarsi ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, teksa klubi nga Camp Nou i ka vendosur edhe një klazuolë të lartë.
“FC Barcelona dhe Pau Cubarsi kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit me klubin deri më 30 qershor 2027.
“Klauzola e blerjes së lojtarit është vendosur në 500 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Ndryshe, Cubarsi ka debutuar këtë vit apo më saktë me 18 janar të në Kupën e Mbretit kundër Unionistas, dhe vetëm katër muaj më vonë ai u bë një pjesë e rëndësishme e ekipit duke luajtur 20 ndeshje dhe duke fituar zemrat e fansave.
🚨 Barça, Pau Cubarsí extend deal!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2024
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë