Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën e 8 majit janë mbajtur zgjedhjet parlamentare si dhe balotazhi në garën për president.
Në të dyja proceset ka fituar bindshëm në nivel nacional VMRO.
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se “populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza”. E zgjedhjet parlamentare ata morën 43,14% apo 394.082 –
“Ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit. Humbi bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë”, ka deklaruar ai.
Forcë e dytë për herë të parë në Maqedoni të Veriut renditen shqiptarët. Fronti demokratik i udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp u shpreh Fronti Evropian tashmë është forca e dytë politike në vend dhe ka mbi 30 mijë vota diferencë ndaj koalicioni VLEN. Ai tha se i vetmi përfaqësues ligjor dhe legjitim i shqiptarëve, por edhe i boshnjakëve, turqve, romëve është Fronti Europian, që është forca e dytë për nga mbështetja e votuesve dhe numri i votave në këto zgjedhje”, tha Ahmeti.
Në pyetjen e një gazetari nëse fitorja e madhe e VMRO-DPMNE-së do të thotë se BDI po shkon në opozitë, Ahmeti u përgjigj: “Nuk e di nëse më keni dëgjuar mirë, por thashë që duhet të kemi stabilitet në vend”.
Ne vend të tretë renditet LSDM partia që prej dy mandatesh udhëhoqi Maqedoninë e Veriut.
Lideri i LSDM-së gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë në këto zgjedhje, duke i quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit./euronews.al/
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...