Për çdo 9 maj festohet Dita e Evropës. Kjo festë për herë të parë e gjen Kosovën të lirë dhe të pavarur.
Por, cilat janë qëllimet e Kosovës pas liberalizimit të vizave. Ekspertët e politikës shprehen se Kosova duhet të vazhdojnë me synimin për tu anëtarësuar dhe për tu bënë anëtare e plotë në Bashkimin Evropian(BE).
Sipas Visar Xanit, kjo nuk mund të bëhet vetëm me deklarata dhe dëshirë.
“Por kjo nuk mund të bëhet vetëm me deklarata dhe dëshirë, por duhet të bëhet me referoma të thella në çdo sistem, me qëllim që tu përshtatemi kushteve dhe vlerave evropiane”, tha ai për Arbresh.info.
Ai theksoi se Kosova ka para vetes shumë sfida, por që duhet të ketë qasje serioze.
“Edhe ne e dimë që kemi shumë sfida para vetit, siç është dialogu dhe procesi integrues për Kosovën. Prandaj duhet të kemi qasje serioze sepse procesi i Kosovës dallon shumë nga vendet e tjera, po shpresojmë që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës (KiE) dhe po ashtu nuk duhet të mbetet vetëm çështja e aplikimit të Kosovës si shtet kandidat në BE, por duhet të punojmë që të fitojmë statusin dhe pastaj të zhvillojmë edhe negociata e procedura të tjera në një proces të gjatë dhe të kopmplikueshëm, por gjithsesi të mobilizuar me qëllim që t’i mbushim të gjitha kriteret”, theksoi Xani.
Nga ana tjetër Mazllum Baraliu tha se Kosova duhet të konsolidohet dhe të bëj avancim në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk do të kishin nevojë të shkojnë të kërkojnë të drejtat e tyre në Gjykatën e Strasburgut.
“Do të duhej të ishte një strategji, që Kosova të bëj në avancimin e sistemit të drejtësisë, në mënyre që gjykata të rregullta dhe ato kushtetuese të ketë sa më shumë cilësi dhe efikasitet në mënyrë që qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre në sistemin tonë juridik dhe të mos kenë nevojë që të shkojnë të ankohen në gjykatën e te drejtave të njeriut në Strasburg, sepse kjo dëshmon që Kosova nuk është shtet i konsoliduar demokratik dhe nuk është shtet i së drejtave të njeriut”, tha Baraliu.
Ai tha se kjo ka një kosto, nëse qytetarët realizojnë të drejtat e tyre është humbje edhe e rejtingut edhe financiare për shtetin e Kosovës.
Tash pas liberalizimit të vizave, Baraliu tha se Kosova do të duhej të konsolidohej në pikëpamjet demokratike në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut për gjithë qytetarët pa dallim.
Çka përfiton Kosova nga anëtarësimi në Këshill të Evropës?
Anëtarësimi në KiE do t’u mundësonte kosovarëve t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe do të forconte subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Më 16 prill Kosova e kaloi me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në KiE, duke mbetur kështu vetëm hapi final, mundësia e tij e parë më 16 maj.
Ndërsa sot në Kosovë është ditë feste dhe nuk punohet.
Ligji i Festave Zyrtare në Republikën e Kosovës përfshinë njëmbëdhjetë (11) festa zyrtare me dymbëdhjetë (12) ditë pushim (dy ditë të Vitit të Ri, 1 dhe 2 janar). Në mesin e këtyre festave, janë edhe: Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (9 prill); Dita e Punëtoreve (1 maj) dhe Dita e Evropës (9 maj)./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...