Arrestohen tre persona në Pejë, Policia gjeti marihuanë

08:52 | 9 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 3.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në Pejë, ndërsa pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 08.05.2024 – 16:50. Janë arrestuar tre të dyshuar për arsye se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 3.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Të ngjashme