Policia e Kosovës ka arrestaur një 47 vjeçar të dyshuar pë vjedhjen e një kositse me motor për prerjen e barit në fshatin Runikë.
Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 6 maj, shkruan Arbresh.info.
“Arrestimi i të dyshuarit m/k/sh., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 06 maj 2024, në fshatin Runikë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një kositse me motor për prerjen e barit, e cila ishte raportuar e vjedhur nga ana e ankuesit.”, thuhet tutje.
Policia bën të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...