Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ia dorëzoi çmimin “Evropiani i vitit 2024” Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, për kontributin e tij të rëndësishëm në promovimin e ideve dhe vlerave evropiane në Kosovë në prani të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministri, ambasadorit të Belgjikës në Kosovë, që përfaqëson Presidencën belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesve nga komuniteti diplomatik, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.
“Për më shumë se dy dekada, Bekimi ka avokuar për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe pajtim. Duke besuar se paqja i gjen rrënjët në të kaluarën, Bekimi ka punuar pa u lodhur për të luftuar narrativat e njëanshme të së kaluarës dhe për të promovuar një shoqëri më të drejtë që respekton të drejtat e çdo qytetari. Ai është një model i vërtetë në Kosovë dhe më gjerë, duke mishëruar vlerat e BE-së”, tha ambasadori Szunyog gjatë pritjes së sontme për Ditën e Evropës.
Ambasadori i BE-së në Kosovë falënderoi edhe të nominuarit e tjerë për këtë vit, të cilët kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në promovimin e idesë dhe vlerave evropiane në Kosovë: Blert Morina nga CEL Kosova, Vesna Stajiq, nga streha multietnike e dhunës me bazë gjinore, dhe Mentor Gashi dhe Slavisha Stojanoviq nga Strehimorja e Qenve Prishtina.
Çmimi “Evropiani i Vitit” ndahet për të nëntin vit radhazi, me rastin e Ditës së Evropës, nga BE-ja në Kosovë një individi apo institucioni që BE-ja në Kosovë konsideron se ka kontribuar më së shumti në promovimin e idesë evropiane në Kosovë gjatë viteve të kaluara. Derisa BE-ja në Kosovë dhe shtetet anëtare të BE-së propozojnë të nominuarit, fituesi përcaktohet përmes votave të hedhura në faqen e Facebook-ut dhe llogarinë e BE-së në Instagram në Kosovë.
Fituesit e mëparshëm të çmimit “Europiani i Vitit” janë:
2016 – Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, botërore dhe evropiane në xhudo
2017 – Erzen Shkololli, artist dhe kurator
2018 – Jeton Neziraj, dramaturg dhe drejtor artistik i Qendrës Multimedia
2019 – Kompania KIVO, sipërmarrje e përbashkët Kosovë-Hollandeze
2020 – Lul Raka, Profesor i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve, Universiteti i Prishtinës
2021 – Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
2022 – Fahrije Hoti, sipërmarrëse
2023 – Ledion Halitaj, pianist/Arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë