Szunyog: Sundimi i ligjit, fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së

20:56 | 8 Maj 2024
E.G

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me  ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me anë të një postimi në “X”, ai tha se gjatë këtij takimi, është diskutuar bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit të cilën e quan si fushë kyçe në procesin e integrimit, shkruan Arbresh.info.

“Diskutuam me ministren e Albulena Haxhiu për bashkëpunimin mes BE-së dhe Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Theksoj nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme