25 vjetori i masakrës në Saradran, Kurti: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

16:49 | 8 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 18 civilët e vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në 25 vjetorin e masakrës në Saradran të Istogut.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kanë nderuar kujtimin e tre dëshmorëve Mavraj, Demushit, Ibishit dhe Bekimit, të cilët ranë në ballafaqim me forcat armike serbe, shkruan Arbresh.info.

“Dëshmitari i gjallë, Naim Elshani, na rrëfeu tmerrin e asaj dite. Vetëm drejtësia i mbyllë plagët, duke i vendosur prapa grilave të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.”, ka shkruar Kurti.

“Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme