Google ADS

Aksident në Suharekë, lëndohen tre persona

16:34 | 8 Maj 2024
E.G

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se në aksident kanë përfshirë një automjet dhe një kamion.

“Sot me date 08.05.2924 , rreth orës 12:15 është raportuar për një aksidenr trafiku. Aksidenti ka ndodhur në zonën Industriale në Shirokë, Suharekë. Në Aksident janë të përfshië një automjet dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda si dhe jane shkaktur dëme materiale.”, tha Bytyqi.

“Policia ka kryer të gjitha procedurat në vendin e ngjarjes, rasti është në hetime.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme