Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil i rikthehet orarit të rregullt

14:20 | 8 Maj 2024
K.B

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistrimit Civil nga sot ( e mërkure) do të punohet me orar të rregullt.

MPB njofton se ky vendim është marrë bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim

“Nga sot në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt. Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpres punën me orar të zgjatur nga dita e sotme. Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri ne ora 16:00./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Zgjatet orari për pajisje me pasaporta e letërnjoftime, punohet edhe të shtunave

Të ngjashme