Haradinaj përkujton Ekrem Rexhën: Ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së

13:53 | 8 Maj 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën – Komandant Drini në 24 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se ai ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova.

“8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave; Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe ata do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme