Besa Kokëdhima po bëhet gati për performancën e natës së dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2024”, që do të mbahet nesër në Malmo të Suedisë.
Në një intervistë me Skype sot në “Wake Up”, Besa zbuloi disa detaje teksa konfirmoi se veshja për performancën e saj nuk do të jetë asnjë nga ato që ka veshur në prova deri më tani.
Artistja tha se ka marrë komente të shumta për fustanin e bërë posaçërisht për të nga marka italiane Me?lique Street dhe se fansat nuk e pëlqyen, por i siguroi se nuk do të jetë ai fustani me të cilin do të dalë në skenë.
Megjithatë, Besa nuk dha detaje se çfarë do të veshë. Këngëtarja zbuloi se familja e saj do të mbërrijë ditën e nesërme në Malmo, për ta ndjekur dhe mbështetur nga afër.
Besa do të interpretojë këngën “Titan” e dyta në radhë dhe e pyetur nëse kjo gjë e penalizon, pasi nga eksperienca ata që këndojnë të parët nuk kualifikohen në finale, ajo tha se nuk e mendon aspak kështu.
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...