Barcelona ka shpresë për të sjellë një nga talentet e rinj më të mirë në Evropë këtë verë, pasi ylli nën pronësi të Paris Saint-Germain, Xavi Simons, ka shprehur interesim për t’u rikthyer në Camp Nou.
Sipas gazetarëve Roger Torello dhe Ferran Martinez të Mundo Deportivo, Simons ka hapur derën për rikthimin e tij te Barcelona.
🚨 Xavi Simons elige Barça y tiene una carta para lograrlo@RogerTorello 🤝 @martinezferran https://t.co/Nh09ZFq0uR
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) May 7, 2024
Lojtari është i gatshëm të shtyjë për lëvizjen e tij te Barça pasi një klauzolë në kontratën e tij i lejon atij të zgjedhë destinacionin tjetër.
Më herët u raportua se trajneri Xavi do të ishte i lumtur ta kishte në dispozicion 21-vjeçarin.
Simons mund të luajë si një mesfushor sulmues ose një sulmues anësor i majtë – pikërisht ajo që i nevojitet trajnerit të Barçës.
Holandezi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 15 asistime në 42 paraqitje për RB Leipzig këtë sezon.
21-vjeçari ishte pjesë e La Masia nga viti 2010 deri në 2019 para se të largohej falas nga Barcelona te PSG. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...