Google ADS

Agjencia për Konfiskim dhe Sekuestrim evidenton pasurinë e sekuestruar të Radoiçiqit

11:33 | 8 Maj 2024
E.H

Agjencia e Konfiskimit dhe Sekuestrimit të Pasurisë ka bastisur restauranit e kriminelit Milan Radojçiq në veri ku po bëhet evidentimi i pasurisë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po bëhet evidentim i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, tha shkurt Elshani.

Më 4 prill të këtij viti, u bë konfiskimi i banesës dhe restorantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në Mitrovicën Veriore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme