Tuchel: Do të thosha se ka një shans 51% për Real Madridin, por ne luajmë për të shkuar në Wembley

08:53 | 8 Maj 2024
D.H

Bayern Munich luan si mysafir i Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League.

Para ndeshjes në konferencë për media, Thomas Tuchel foli për shancet e Bayernit për kualifikim ku potencoi se ata në ndeshje hyjnë vetëm për finale.

“Duke qenë duke luajtur në shtëpi, do të thosha se ka një shans 51% për Real Madridin . Natyrisht, ata janë një nga klubet më të mëdha në botë. Por edhe ne jemi. Kjo është arsyeja pse kjo përplasje është kaq e mirë. Është një gjysmëfinale, për të arritur në finale. Luajmë për të shkuar në Wembley. Vetëm atë”, tha fillimisht Tuchel.

Më tutje strategu i Bayernit konfirmoi rikthimin e Mathijas de Ligtit.

“Unë do të thoja që de Ligt dhe Eric Dier kanë një avantazh ndaj Kim dhe Upamecano . Jemi shumë të kënaqur që Matthijs është rikthyer, ai tashmë ka marrë dritën jeshile nga ekipi mjekësor”, shtoi tutje ai.

Një përgjigje interesante Tuchel tha në fund kur u pyet nëse triumfi në Champions do ta bënte më të suksesshëm.

“Nëse si trajner ju duhet një Champions League e për të gjykuar punën tuaj, do të jeni plotësisht të pakënaqur. Ne bëjmë atë që mundemi. Në fund, ajo që ka rëndësi janë rezultatet. Ne duam të bëjmë hapin vendimtar drejt finales”, përfundoi Tuchel.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Gjermani përfundoi baras 2-2, teksa sonte vendoset se kush do t’i bashkohet Dortmundit në finale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme