Zgjedhjet në Maqedoni, mund të votohet edhe me letërnjoftime të skaduara

08:38 | 8 Maj 2024
R J

Në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria brenda afatit kohor, afati prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë ata persona të cilëve u ka skaduar dokumenti personal më 24 korrik 2023 e deri më 24 prill, ndërsa në zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë qytetarët të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar për çfarëdo arsye, në bazë të ligjit ose me datën e skadencës për të votuar nga data 8 gusht 2023 deri në ditën e zgjedhjeve, 8 maj. /Tvklan.mk

Të ngjashme