Vidhen katër akumulatorë në Leposaviq

08:24 | 8 Maj 2024
K.B

Një burrë nga Leposaviqi ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur 4 akumulatorë në kamionët e tij.

Siç njofton policia, kamionët ishin të parkuar në oborrin e kompanisë së tij.

Tutje, policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar.

“Leposaviq 07.05.2024 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga person-a të panjohur në kamionët e tij që e kishte të parkuar në oborrin e kompanisë së tij janë vjedhur 4 akumulatorë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, njofton policia përmes raportit 24 orësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme