Sot mblidhen tri komisione parlamentare

07:33 | 8 Maj 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.

Nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ku në rend të ditës ka 13 pika për tu shqyrtuar, shkruan Arbresh.info.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport pritet të mblidhet nga ora 12:00, kurse nga ora 13:30 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme