Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se Kosova dhe Polonia së shpejti do të bëhen me protokoll të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se gjatë vizitës zyrtare në Poloni ka pasur takim me Sekretarin e Shtetit për Bujqësi Michał Kołodziejczak.
Sipas tij, në këtë takim, kanë shqyrtuar perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat janë në interes të të dyja vendeve tona, shkruan Arbresh.info.
“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij.”, shkroi ai.
“Ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së vendit tonë!”, përfundoi ministri Peci./Arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani