Hetuesit e kundërzbulimit ukrainas njoftuan të martën se kanë arritur të ndalin një plan të agjentëve rusë për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Dy kolonelë të Gardës Shtetërore të Ukrainës, që ka përgjegjësinë për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë, u arrestuan të dyshuar për tradhti dhe bashkëpunim për vënien në jetë të këtij atentati. Njoftimi u bë nga shërbimi i sigurisë i Ukrainës nëpërmjet një deklarate ku thuhet gjithashtu se atentati ishte planifikuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë.
Moska nuk komentoi menjëherë për këtë njoftim, ku sinjalizohet se dy kolonelët ishin rekrutuar përpara se Rusia të fillonte sulmin frontal në Ukrainë në shkurt 2022.
“Sulmi terrorist, që pritej t’i bëhej dhuratë Putinit përpara inaugurimit të tij, është në të vërtetë një dështim i shërbimeve speciale ruse”, u shpreh në rrjetin Telegram drejtuesi i Shërbimit Shtetëror të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Maliuk.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian nuk morën pjesë të martën në ceremoninë e gjashtë të betimit të zotit Putin.
Inaugurimi i tij u bë mbi dy vite pasi Rusia filloi sulmin e saj në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Zelenskyy ka thënë në vitin 2022 se pati të paktën 10 përpjekje për atentat ndaj tij. Një muaj më parë, një shtetas polak u arrestua me akuza se punonte për shërbimin rus të zbulimit ushtarak, GRU, në kuadrin e një komploti për të vrarë presidentin ukrainas.
Presidenti Zelenskyy drejton përpjekjet e Ukrainës për të zmbrapsur agresionin e Rusisë, ndërsa lufta ka hyrë tashmë në vitin e saj të tretë.
Sulme gjatë natës
Ministria ruse e mbrojtjes tha të martën se sistemet kundërajrore rrëzuan një dron ukrainas në rajonin e Belgorodit.
Ky është rrëzimi i dytë i një droni të tillë në Belgorod brenda më pak se 12 orëve.
Guvernatori i Belgorodit njoftoi për sirenat e alarmit, por nuk pati informacione të mëtejshme.
Rajoni i Belgorodit gjendet pranë kufirit të Rusisë me Ukrainën dhe është bërë shpesh objektiv i sulmeve ukrainase./VOA
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka