Osmani: Kosova e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë

20:44 | 7 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në Dallas të Teksasit, për t`i thelluar raportet me SHBA-të dhe me shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se me presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm kanë folur për mundësitë e rritjes së shkëmbimeve në shumë fusha të interesit të ndërsjellë, shkruan Arbresh.info.

“Në diskutime me presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga: Botswana, Cape Verde, Angola, Sierra Leone, Nigeria, Mauritania, Lesoto, Liberia, Malawi e përfaqësues të tjerë, folëm për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve në shumë fusha të interesit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme