Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së për të vuajtur dënimin në Kosovë.
Siç shkruan media e njohur “politico.eu”, ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner, i cili të hënën mori pjesë në një konferencë për migracionin në Kopenhagë, diskutoi këtë ide me ministrin danez të drejtësisë Peter Hummelgaard.
“Objeksionet e paraburgimit si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit austriak të kancelarit federal Karl Nehammer,” tha më pas Karner.
Në dhjetor 2021, Danimarka nënshkroi një marrëveshje me Kosovën për të dërgimin e 300 të burgosur të dënuar me dëbim, në një periudhë deri në 10 vjet – në këmbim të 210 milionë eurove.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, shkruan Polico.
“Ne duam të intensifikojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar”, tha Karner.
Në konferencën e migracionit, mbi 250 liderë politikë dhe organizata ndërkombëtare diskutuan zgjidhjet përmes partneriteteve me vendet jashtë BE-së për të menaxhuar ardhjet e refugjatëve dhe për të lehtësuar kthimet.
Kritikët thonë se planet e dëbimit minojnë rregulloret e azilit në BE dhe shkelin të drejtat e njeriut.
Karner, një fans i modelit të Ruandës, ka kërkuar më parë një ndryshim në “rregulloret e BE-së” për të lehtësuar dëbimet nga vendet e BE-së./rtk/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist