Google ADS

Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB, diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

18:22 | 7 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takaur me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.

Osmani me anë të një postimi në Facebook, tha se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.

“Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, është një personalitet  i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.”, shtoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme