Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 247-të me radhë, në të cilin diskutoi dhe miratoi pikat sipas rendit të ditës.
Sipas noftimit, të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:
Caktoi pagën e anëtarëve joprokurorë të Këshillit Prokurorial, pagë kjo, që do të jetë e barasvlershme me pagën e prokurorit në
Departamentin për Krime të Rënda në prokuroritë e vendit.
Miratoi Raportin e Komisionit për Kushte të Tregut të Punës për kuadrin deficitar, së bashku me rekomandimin e anëtarëve të KPK-së.
Miratoi Rregulloren për Mandatin, Strukturën, Funksionimin dhe Organizimin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, e cila do të hyjë në fuqi nga dita e sotme.
Miratoi Planin e Integritetit në sistemin prokurorial.
Miratoi Raportin e Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2023, së bashku me dy rekomandime të këtij komisioni.
Miratoi Raportin përmbledhës të Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve për vlerësimin e prokurorëve nga eprorët për vitin 2023, së bashku me rekomandime e anëtarëve të KPK-së.
Refuzoi tri (3) kundërshtimet e paraqitura nga ana e kandidatëve ndaj Raportit të procesit të avancimit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale dhe avancoi nëntë (9) prokurorë në Prokurorinë Speciale, si në vijim: z.Naim Gashi, znj.Arbëresha Raça-Shala, znj.Shenaj Berisha, z.Shahadin Destani, z.Halim Borovci, z.Kastriot Memaj, z.Fatos Ajvazi, z.Bekim Kodraliu dhe znj.Ajshe Ferati, të cilët do të fillojnë punën nga data 1 qershor 2024.
Caktoi anëtarët e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, si në vijim: z.Besim Kelmendi, znj.Jehona Grantolli dhe z.Arian Gashi.
Aprovoi shpalljen e Konkursit për avancim e një (1) prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe për avancimin e një (1) prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Emëroi prokuroren në Prokurorinë e Apelit, znj.Ikramije Bojaxhiu, në detyrën e anëtares së Këshillit Drejtues në Akademinë e Drejtësisë, me mandat katërvjeçar.
Refuzoi kundërshtimin e parashtruar dhe miratoi Raportin përfundimtar për vlerësimin e parregullt të përformancës së një (1) prokurori të Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me ç’rast mori vendim që propozimin për shkarkimin e tij ta dërgojë te Presidentja e vendit.
Njoftoi për zbatimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit.
Caktoi prokurorin në Prokurorinë Speciale, z.Ilir Morina, në Grupin Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektrregullores për procedurat për Ndërprerjen e Kërkimit të Personave të Zhdukur.
Autorizoi Kryesuesin e KPK-së, z.Ardian Hajdaraj, për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga
Ambasada Britanike në Kosovë, i cili do të mundësojë krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore multidisiplinare të veprave komplekse në kompetencë të PSRK-së.
Autorizoi Sekretariatin e KPK-së për sigurimin e parcelës për ndërtimin e objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Trajtoi dorëheqjen e anëtarit të ri të KPK-së, z.Visar Krasniqi, nga pozita e Koordinatorit në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...