Google ADS

Tragjedia në Shkodër, Balla: Ngjarja të hetohet deri në fund

16:53 | 7 Maj 2024
E.K

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reguar sërish sot mbi tragjedinë e Shkodrës ku u vetëmbyt nëna me 3 fëmijët e saj. Sipas Ballës, hetimi për këtë ngjarje duhet t’i shkohet deri në fund për të gjetur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Ndërkaq, bashëshorti i viktimës, Erdgys Arrazi është në lënë në burg pa afat ndërsa theksoi se ka dyshime të forta se ai ka shtyrë Alma Arrazin bashkë me fëmijët drejt aktit tragjik.

“Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve.

Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falënderoj palombarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falënderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira”, thekson Balla./rtsh.al

Të ngjashme