Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës për të përgatitur agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave. Ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë pjesë e kësaj agjende, që do të mundësonte anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm evropian.
Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat të cilën mblidhen sot do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj.
Profesori i medies dhe konfliktit në Universitetin “Adger” të Norvegjisë, Abit Hoxha, thotë se kjo çështje më nuk varet shumë nga Kosova, por shpreson që qeveria e vendit të ketë lobuar.
“Kosova duhet t’i kryejë detyrat e saj, pikë së pari për lobimin që duhet bërë me shtetet anëtare. Dhe së dyti, që të sigurohet që ky vendim çfarë do që do të jetë, të mos ketë një lloj bumerangu në Kosovë”, ka thënë Hoxha për Radio Kosovën.
Deri tani, Gjermani dhe Franca kanë mbajtur qëndrim që për votim të suksesshëm final të Kosovës në Këshill të Evropës, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë hapa konkretë në drejtim të asociacionit të komunave me shumice serbe. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Asociacioni të mos ndërlidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Por, profesori Abit Hoxha thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë publike planin për asociacionin nëse ky është kusht, për pranim në Këshill të Evropës.
“Në qoftë se ky është kusht, atëherë Qeveria duhet ta bëjë publik planin e asociacionit ose, duhet të bëjë publik planin e Qeverisë se si do të merret më asociacionit. Mirëpo, deri më tani nuk ka asgjë në publik, me siguri për shkak të presionit”, ka deklaruar Hoxha.
Sidoqoftë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi, pasi që ndryshimi i agjendës mund të bëhet deri më 17 maj kur edhe mbahet takimi.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...