Ambasadori gjerman në Moskë, Alexander Graf Lambnsdorff, është tërhequr në Berlin nga qeveria gjermane për konsultime. Ambasadori i Gjermanisë në Rusi pritet të qëndrojë për dhjetë ditë në kryeqytetin gjerman përpara se të kthehet në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, ndërsa marrëdhëniet gjermano-ruse janë përkeqësuar edhe më shumë.
Sipas Deutsche Welle, arsyeja e këtij zhvillimi janë sulmet e vazhdueshme kibernetike nga grupet elitare të hakerëve rusë.
Në veçanti, sipas mediave gjermane, grupi i hakerëve ATP 28, i cili nga ana tjetër është pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, qëndron pas këtij sulmi të veçantë kibernetik.
Autoritetet gjermane, nga Ministria e Brendshme deri te Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, po paralajmërojnë shpesh për rrezikun e sulmeve kibernetike ruse ndaj organeve shtetërore si dhe kompanive private aktive në sektorë kritikë: nga industria e armatimeve dhe sektori i IT ose i hapësirës ajrore për infrastrukturën bazë, siç janë hekurudhat./abcnews.al
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...