Ancelotti: Nesër do të jetë më e ndërlikuar dhe para ndeshjes do të ketë shqetësime dhe frikë

14:25 | 7 Maj 2024
D.H

Real Madrid dhe Bayern Munich luajnë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në kuadër të Champions League.

Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Teksa sot trajneri Carlo Ancelotti ka dalur në një konferencë për media para ndeshjes.

Trajneri italian ka premtuar lojë tejet më intensive në ndeshjen e dytë.

“Ne e respektojmë Bayernin sepse ishin më të mirë se ne në ndeshjen e parë. Në nivel mbrojtës në ndeshjen e parë mund të kishim bërë shumë më tepër. Duam një lojë intensive në ndeshjen kthyese. Jemi afër të luajmë në një finale. Ky është një motiv shumë i madh për të jetuar një ditë si sot, por nesër do të jetë më e ndërlikuar dhe para ndeshjes do të ketë shqetësime dhe frikë. Të shtunën ishim të lumtur që pamë Ligën e fituar, por duhej të kontrollonim gëzimin tonë sepse duhej të përgatiteshim për këtë ndeshje” ka thënë Ancelotti.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme