Google ADS

Protestë para Bashkisë Tiranë, opozita hedh sërish molotov

13:01 | 7 Maj 2024
E.K

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanw zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranë, ku kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të 3 drejtorëve të përfshirë në korrupsion me tendera e njohur edhe si dosja 5D.

Kjo është protesta e 6-të e zhvilluara nga opozita para Bashkisë Tiranë, ku sërish nuk kanë munguar incidentet.

Protestuesit edhe këtë herë kanë hedhur molotov dhe tymuese para Bashkisë Tiranë, ndërsa efektivët kanë krijuar një kordon sigurie për t’i mbajtur ato larg që të hyjnë në institucion.

Ndërkohë protestuesit janë shpërndarë rreth bashkisë, ku herë pas here hedhin edhe molotov si dhe po tentojnë të çajnë kordonin e efektivëve.

Në protestë mbajtën fjalën edhe përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Dorjan Teliti tha se Bashkia e Tiranës është kthyer në godinë “ që ka përdhosur interesat publike, që ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarëve”.

“Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas. Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë, Edi Rama; foli për abuzues ligji; foli për grupe të strukturuara, foli për drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese”, tha Teliti.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi u shpreh se qytetarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes.

“Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve”, tha Blushi.

Gjatë protestës një efektivi të policisë është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët, ku është dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Duhet theksuar se efektivi është ndjerë keq në fillim të protestës dhe gjendja e tij është stabilizuar tashmë./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme