Drejtoi automjetin nën masë mbrojtëse, gjobitet me 500 euro gjilanasi

12:39 | 7 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.

Siç njofton policia, sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë muaj si dhe i është konfiskuar automjeti./Arbresh.info/

Të ngjashme