FSK trajnohet për automjetet luftarke Vuran

10:38 | 7 Maj 2024
K.B

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i FSK-së, trajnimi është realizuar nga instruktorët e ushtrisë turke.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran”, thuhet në njoftim.

Tutje, FSK njofton se është bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s./Arbresh.info/

Të ngjashme