Daniele De Rossi e transformoi Romën sapo mori detyrën e lënë nga i shkarkuari Mourinho.
Ai i bindi të gjithë, nga fansat e deri tek ekspertët, por mbi të gjitha i bindi Friedkins, të cilët tashmë janë gati ta konfirmojnë dhe të bëjnë një projekt të ri teknik rreth tij. Dhe rreth drejtorit të ri sportiv.
Të gjithë e pëlqejnë shumë trajnerin e verdhekuqve dhe rinovimi i kontratës, që skadon në fund të sezonit, është thjesht formalitet. Kështu shkruan edicioni online i “Corriere dello Sport”.
Njoftimi zyrtar për rinovimin e kontratës, e cila me gjasë do të jetë dyvjeçare, me opsion zgjatjeje deri në vitin 2027, do të arrijë së shpejti.
Ndoshta do të jetë në të njëjtën kohë me zyrtarizimin e drejtorit të ri sportiv: Friedkins kanë shqyrtuar të gjitha aplikimet dhe kanë identifikuar profilin e përshtatshëm, i cili për momentin mbetet “top secret”, pasi është i lidhur me një klub tjetër deri në qershor./ss
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...