Kurti takohet me komandantin e FSK-së: Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë është rruga e sigurt drejt NATO-s

09:25 | 7 Maj 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar mbrëmë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Kurti bëri të ditur se me Jasharin kanë për gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme